Skip to content

Analiza e punës në terren, Rama mbledh të shtunën në Shkodër kryebashkiakët dhe kabinetin qeveritar

1709403994 edirama

Të shunën, kryebashkiakët dhe kabineti qeveritar do të mblidhen në Shkodër.

Mësohet se kryeministri Edi Rama i ka thirrur për të bërë një analizë më të thelluar për punën që është bërë në terren.

Në këtë takim do të jenë edhe një pjesë e kabinetit qeveritar, ministrat dhe zv/ministrat, si dhe drejtuesit politik të qarqeve për analizën e punës në kuadër të rienergjizimit të partisë.

Takimi do të jetë vetëm një ditë, ndërsa javën e ardhshme Rama ka thirrur edhe Asamblenë e Partisë Socialiste e cila do të mbahet në datë 16 mars në qytetin e Durrësit./