Më shumë se tetë milionë ton plastikë përfundojnë në oqeane çdo vit. Nëse vazhdojmë të ndotim mjedisin sipas këtij kursi, deri në vitin 2050 do të ketë më shumë plastikë se sa peshq në oqeane.

Nga sasia e mbeturinave të gjetura në lumenj dhe në zonat përreth, studiuesit mund të vlerësojnë se 10 sisteme lumore mbajnë 90 përqind të plastikës që përfundon në oqean, sipas analizës së Forumit Ekonomik Botëror.

Tetë nga këto sisteme janë në Azi, ku përfshihen  Yangtze, Indus, Hai, He, Ganges, Pearl, Amur, Mekong dhe dy në Afrikë – Nil dhe Niger.

“Ne ishim në gjendje për të treguar se ka një korrelacion të caktuar në këtë drejtim”, tha Dr. Christian Schmidt, një nga autorët e studimit nga Qendra Helmholcit për Hulumtime Mjedisi.

Yangtze është lumi më i gjatë në Azi dhe një nga më të rëndësishmet ekologjikisht në botë. Gati 500 milionë njerëz jetojnë në pellgun e saj (më shumë se një e treta e popullsisë kineze). Është gjithashtu bartësi më i madh i ndotjes plastike në oqean.

Megjithatë, Kina kohët e fundit ka bërë përpjekje për të reduktuar mbeturinat.

Vitin e kaluar, përfundoi importimi i “mbeturinave të huaja”. Kohët e fundit ajo zgjeroi ndalimin e metaleve, duke thënë se ndalimi i importeve të nga jashtë ishte “një masë simbolike për krijimin e një qytetërimi ekologjik në Kinë”.Këtë vit, Kina ka lëshuar një urdhër për 46 qytete për të filluar sortimin e mbeturinave, për të arritur një normë riciklimi prej 35 përqind deri në vitin 2020.

Sipas shefit të Programit të Mjedisit të OKB-së, Erika Solheim, Kina si prodhuesi më i madh për mbeturinat plastike, po bën përpjekje të mëdha për të parandaluar ndotjen e lumenjve dhe oqeaneve.

“Nëse ndonjë vend në këtë moment po ndryshon më shumë se çdo tjetër, është Kina … Shpejtësia dhe vendosmëria e qeverisë për të ndryshuar është e madhe”, tha Solheim.

Së fundmi, në dhjetor 2017, Asambleja e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit, së bashku me 193 vende të tjera të botës, nënshkruan një rezolutë mbi reduktimin e mbeturinave plastike detare.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re