Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, denoncon një situatë të rëndë në urgjencën e QSUT-së ku sipas saj qindra pacientë presin me orë e orë të tëra pa marrë asnjë shërbim mjekësor e që ulërasin nga dhimbjet.

Nga ana tjetër Vokshi deklaron se miliona euro çdo muaj që shkojnë PPP për oligarkë e klientë të qeverisë por asnjë shërbim për qytetarët.

POSTIMI I VOKSHIT

Për këdo që ka një hall me një të sëmurë këto ditë, #urgjenca e #QSUT është shndërruar në një tmerr pa fund.

Qindra pacientë që presin me orë e orë të tëra pa marrë asnjë shërbim mjekësor; që ulërasin nga dhimbjet e bërtasin duke kërkuar shërbim. Një shtrat është kthyer në një dëshirë të paarritshme.

Nuk ka as karrige për pacientët që përfundojnë ulur në shesh.

Injeksionet dhe analizat e gjakut në rastin më të mirë bëhen në karrige, duke rënkuar nga dhimbjet që nuk kurohen.

Miliona Euro çdo muaj që shkojnë PPP për oligarkë e klientë të qeverisë, por asnjë shërbim për qytetarët. Kjo është shëndetësia #falas e Edi Ramës!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re