Shtetet e lëna jashtë Bashkimit Evropian, të cilat po përpiqen t’i bashkëngjiten “klubit”, kanë marrë goditje nga presidenti i Francës Emanuel Macron, i cili po refuzon zgjerimin e bllokut, derisa ky i fundit të kthejë “kredibilitetin”.

I frustruar me liderët që deri tani nuk arritën të zgjedhin të kryerit e detyrave më të rënda në BE, Macron dha një “jo” të qartë për vendet që duan t’i bashkëngjiten familjes europiane.

Mbështetësit e zgjerimit “lindor” të BE-së insistojnë se kjo do të ndalte hovin e ndikimit rus dhe kinez në rajon.

E megjithatë, Franca ka hall se zgjerimi do të bënte edhe më të forta qasjet nacionaliste dhe partitë e tyre do të merrnin ulëset në formacionet e radhës.

Viktimat e para të kësaj qasjeje janë Shqipëria dhe Maqedonia Veriore. Nëse inatosja e Macron vazhdon, do të vihej në pikëpyetja puna dhe negociatat që kanë marrë rrugën për më shumë se një vit.

Si një eurofil i përbetuar, Macron vjen nga një parti votat e së cilës përbëjnë shumicën e dytë në Parlamentin Evropian, menjëherë pas atyre të ekstremit të djathtë.

Macron ndërkohëshprehet se prestigji i Evropës është në peng nga grupet minoritare të cilat ndërhyjnë në politikat më të ndjeshme, si ato të migracionit dhe të politikave mbi ndryshimet klimatike.

“Jam shumë skeptik ndaj atyre që thonë se e ardhja e Evropës shtrihet në zgjerimin e saj, për shkak se ne nuk po mundemi të merremi vesh edhe me këto 28 vende që i kemi”,”tha  Macron para gazetarëve të mbledhur në Bruksel, duke shtuar se është “këmbëngulës që të refuzojë çdo formë të zgjerimit para se të kryhen reformat të rrënjësishme të funksionimit institucional”.

Dikur ishin gjashtë

Për dekada me radhë, BE, jeta e së cilës filloi duke u bashkuar shtatë shtete të dala nga lufta me qëllim të bashkëpunimit ekonomik, ka krijuar një standard paqeje në Evropë, si për nga siguria e mirëqenia, ashtu edhe për tregti dhe bashkëpunim.

Por kjo rrugë nuk ishte pa gropa. Blloku evropian ka pasur vështirësi në balancim të zgjerimit, të cilat i kanë kushtuar ekonomikisht dhe politikisht.

Dikur vërtet ishin gjashtë, por sot ato janë zgjatur si me llastik, nga cepi perëndimor në Portugali e deri te orbita lindore, që dukur i takonte Moskës komuniste.

Shtetet ballkanike si Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja, që të gjitha duan të hyjnë në gjirin evropian.

Kancelarja Angela Merkel edhe publikisht ka shfaqur qëndrimin pro hapjes së negociatave të anëtarësimit. Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, deklarooi se politikat e sigurisë së BE-së janë përgjegjëse për të siguruar paqe dhe demokraci për gjithë Evropën, e jo vetëm për vendet anëtare.

Ai madje nuk e përkrahu idenë e Macron për të hequr dorë nga zgjerimi.

“Ky nuk është interes as i Gjermanisë e as i Evropës”, tha Roth.

Maqedonia e Veriut po mban shpresa se zgjidhja e statusit të emrit me Greqinë do t’i jap asaj biletën hyrëse.

Ndërsa Shqipëria, e gjykuar si një nga vendet më të korruptuara në në Evropë e cila ka dështuar të luftojë korrupsionin dhe [pastrimin e parave, po përballet me rezistencë edhe më të madhe sesa vendet e tjera të Evropës Juglindore.

Shumica e vendimeve të Këshillit Evropian, i cili është pjesë e brendshme e vendimmarrjes ku liderët vendosin mbi kufijtë politik, kërkojnë shumicë votash.

Por kjo nuk është koha ideale e konsensuseve.

Një gjë e tillë është dëshmuar për marrëveshjet e “nxehta” si ato të politikave të emigracionit dhe atyre mbi klimën.

Fuqia e vetos 

Zgjerimi nënkupton unanimitet, por edhe nënkupton se Macron do të ketë fuqinë e vetos.

Holanda gjithashtu është rreshtuar me Francën, dhe papritur bllokoi nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.

Por kur të vjen momenti kritik, nuk është e qartë se si do ta përdorë veton Macron, posaçërisht pas qëndrimeve pro-zgjerim të Gjermanisë.

Si një test i hershëm i disponimit, mediat maqedono-veriore raportuan se kryeministri i Francës Edouard Philippe dhe homologu i tij Zoran Zaev, do të takohen në një konferencë të premten në Poloni, ku vendi aspirant do të sigurohet se datat e propozuara për nisjen e bisedimeve janë të aprovuara.

Ne anën tjetër te kufirit, ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, thotë se nuk sheh asnjë arsye që reformat e Macron të mos ecin paralelisht me negociatat e anëtarësimit.

“Ne nuk po kërkojnë datë për të hyrë në BE”, thotë Bushati. “Ne po kërkojnë nisjen e procesit të negociatave, i cili do të jetë sfidues, i gjatë dhe i dhimbshëm për vendet si Shqipëria.”

Përshtati nga burimet e Reuters, Arbnora Avdiu-Hoxha –

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re