Skip to content

Andi Bushati: Basha u shkarkua nga 4500 veta, e ka reduktuar aksionin te vula, selia, zyra. Haxhiu: Berisha, një barbar

Hyrja e Sali Berishës dhe mbështetësve të tij në selinë e PD-së ditën e sotme, për Andi Bushatin nuk ishte një akt i jashtëzakonshëm.

Në emisionin “Shock”, analisti Bushati tha se Lulzim Basha nuk ka as mbështetjen e anketave të opinionit, as të militantëve, as të kongresit, u shkarkua nga 4500 delegatë dhe të gjitha këto janë më të rënda për Lulzim Bashën sesa hyrja e Berishës në selinë e PD-së.

Sipas Bushatit, Basha e ka reduktuar politikën në një vulë, një seli dhe një zyrë.

“Basha e ka humbur lidhjen me realitetin e partisë së tij dhe e di partinë vetëm me kush rri në zyrë dhe kush mban vulën, hyrjen në selinë e PD-së të Sali Berishës dhe të mbështetësve të tij e sheh si disfatë”, u shpreh Andi Bushati.

“Ne komentojmë triumf i madh i Berishës që u fut në shtëpinë e tij”, shtoi ai.

Ndërsa Baton Haxhiu e cilësoi Sali Berishën si një lider i guximshëm por edhe “barbar”.