Andi Bushati thotë se zgjidhja më e mirë në interes të Partisë Demokratike është që Sali Berisha të tërhiqe nga gara për t’u zgjedhur kryetar. Sipas Bushatit kjo është rruga për të zgjidhur krizën në PD.

“Berisha megjithëse është më i votuar duhet të tërhiqet vullnetarisht nga gara për kryetar. Duhet ta bëjë me negocim duke i kthyer reston e plagës që i ka shkaktuar Berishës. Duhet rezolutë për ta rikthyer në PD dhe për të hedhur poshtë ‘non grata’”, tha Bushati.

Sipas analistit, Berisha është një garanci për një opozitë më të fortë se sa Basha, por thekoi se “Berisha nuk është i aftë ta nxjerri opozitën fitimtare përballë Edi Ramës”.

Bushati gjatë emisionit “Shock” u shpreh se ‘PD duhet të ketë prioritet bashkimin’ dhe tani ‘duhet të kurojë plagët që i ka shkaktuar vetes këto 8 vjet dhe pastaj të mendojë për të zgjedhur liderin’.

Kurse analisti, Baton Haxhiu tha se Berisha po rikthehet në krye të PD vetëm për interesa personale. Marrja e drejtimit të PD, tha ai do të ishte fatale për demokratët.

“Me të gjitha dëmet që ka shkaktuar rikthehet në krye të PD për hir të një unifikimi. Gjëja më e keqe që mund tu ndodhë demokratëve është rizgjedhja e Berishës në krye të PD. Kërkon të ruajë fëmijët dhe të ardhmen e tyre”, tha Haxhiu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re