Andi Bushati ka reaguar për rishfaqjen e Aleksandër Frangajt në “Opinion”.

“E kuptoni ku po shkojmë? U rishfaq ky tipi pas 8 vitesh për të sulmuar prapë më të dobtin. Të fala Edit”, shkruan Bushati.

“Dalja e tij në TV dhe thirrjet për bashkëqeverisjes mes PD e PS vërtetojnë tezën time se ky vend është kapur nga oligarkët dhe ata nuk duan opozitë, por një bashkëqeverisje, që të vjedhin rehat”, thotë Bushati.

Ndërsa në lidhje me hapat që duhet të ndjekë opozita, Bushati thotë se hapi më tolerant duhet të jetë mosnjohja e Parlamentit të ri.

“Mosnjohja e parlamentit të ardhshëm është hapi më tolerant nga duhet të fillojë reflektimi i opozitës…

Për hapa të mëtejshme duhet të nisë një diskutim i gjërë public”, shkruan ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re