Andi Bushati i ka kthyer një përgjigjie të shkurtër Halil Matoshit, pas reagimit të këtij të fundit për një shkrim të Bushatit, i cili ftonte në revolt militantët e Vetëvendosjes, pas rrëzimit të Qeverisë së Albin Kurtit.

“Nuk e dija qe ky Halil Matoshi ishte dhe gagaç nga mendja. Te ngaterrosh revolten ndaj padrejtesise me gjakderdhjen do te thote se ke punuar per shume kohe si çirak i nje bodigardi”, shkruan Bushati për Matoshin.

Ky i fundit akuzoi Bushatin se po kërkon gjakëderdhje në Prishtinë, me thirrjet e tij për revolucion.

Reagimi i Matoshit

Edhe një hajvan nga Tirana lypë gjakderdhje në Prishtinë.

Vini ré çka thotë ky faqezi pol-potist i përkorë, një mendje e terrorit, Andi Bushati.

“… dëmet kolaterale të aksionit tuaj, janë ku e ku më të vogla se e keqja që “viktimat” e tij po i bëjnë Kosovës.”

Për Bushatin & Co, jeta e kosovarëve, është aq e pavlerë, sa që, përmes politikave leniniste të terrorit justifikohen vrasjet, në emër të interesave të njerëzve punonjës dhe të gjithë atyre që janë shfrytëzuar dhe kanë në dispozicion mjetet e shtrëngimit dhe bindjes.

Kjo mendje e instrumentalizuar kriminale për me e zbatu konceptin leninist për ‘domisdoshmërinë e dhunës’, tashmë i ka zgjedhur edhe viktimat e aksionit të revoltës, maska(renjtë) që nominalisht, sipas përfaqësimit demokratik në Kuvend, janë rreth 85% e popullit të Kosovēs!?

Për studjuedin Christopher L. Atkinson, krijimit të një plani për aksionin e grupit (pakicës profetike) i paraprinë identifikimi i një armiku, si themel i goditjës.

Bushati e ka identifiku armikun: Maska(renjtë)!?

Mbi këtë postulat u ideu dhe zbatu gjenocidi Kamboxhian, nga Kmerët e Kuq, përmes një aksioni të projektuar nga lideri Pol Pot për purifikimin e kombit jsmboxhian në rrugën e tij komuniste.

Lëvizja rezultoi në vdekjen e afërsisht 1.5 deri në 2 milion njerëz nga 1975 deri në 1979, gati një e katërta e popullsisë së Kamboxhias.

P.S.

Tash populli i Kosovës ka dy zgjedhje:

1.Unitet demokratik dhe rreshtim me Amerikën apo

2.të marrë anën e terrorizmit leninist dhe të rreshtohet me Rusinë!

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re