Skip to content

Andi Bushati ironi me Amerikën: Vazhdoni besoni tek arbitri i pavarur…

Analisti Andi Bushati ka komentuar deklaratën e djeshme të ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila u distancua nga manifestimi i presidentit Ilir Meta kur pa se flamuri i SHBA-ve u valëvit nga protestuesit.

Bushati shprehet se ambasada shqetësohet kur një palë manifeston duke valëvitur flamurin amerikan, por jo kur kryeministri Edi Rama flet në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Shqetësohen se njëra palë manifeston me flamurin amerikan dhe nuk shqetësohen kur kryeministri flet në emër të SHBA-së, se ata që i prishin zgjedhjet monopartiake, do i ndalohet hyrja në Amerikë… vazhdoni besoni tek arbitri i pavarur”, shkruan Bushati, duke nënkuptuar kështu se Amerikës s’i bëhet shumë vonë për ne.

“U befasova kur pashë flamurin amerikan në “manifestimin” e sotëm. Për të shmangur çdo konfuzion, dëshirojmë të sqarojmë se ndërsa SHBA-të mbështesin të drejtën e protestës paqësore, ne nuk kemi asnjë lidhje me “manifestimin” e sotëm”, shkruajti ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ende pa mbaruar mitingu i thirrur nga Ilir Meta.