Gjatë emisionit “Shock”, analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu diskutuan mbi mundësitë reale që ka Sali Berisha për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike.

Sipas Bushatit vendimi i takon shumicës së demokratëve dhe këtë gjë nuk mund ta zhbëjë askush.

“Unë nuk e dua modelin e Berishës, por nëse demokratët e duan nuk ka bir nëne t’u thotë se nuk zbatohen këto rregullat. Rregullat janë të përbashkëta. Ata thonë nëse jemi shumicë duam që zëri ynë të dëgjohet”, tha Bushati.

Këtë ide e kundërshtoi Baton Haxhiu duke thënë se Berisha është tashmë i përjashtuar nga PD dhe nëse kërkon të rikthehet në politikë mund ta bëjë duke krijuar një parti të re.

“Të formojnë parti tjetër, ai është i përjashtuar. Nëse Sali Berisha do të ndërtojë një koncept me këta njerëz le të krijoi një parti të vetën”, tha analisti.

Bushati edhe pse tha se i duket kthim mbrapa që Berisha të kthehet në krye të PD, shtoi se nëse vendosin demokratët për këtë gjë nuk mund të pengohet në mënyrë të paligjshme.

“Po u bënë shumicë kanë të drejtë të marrin selinë pavarësisht se si na duket neve prirja e tyre politike. T’i thua PD shkatërrohet po fitoi Berisha dhe unë dyshoj kështu por vendosin demokratët”, tha ai.

Bushati e krahasoi këtë gjë me rizgjidhjen e Bashës në krye të PD pas katër humbjesh duke thënë se atij kjo i është dukur katastrofë por askush nuk mund ta pengonte Bashën për të qëndruar në krye të PD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re