Andi Bushati është përplasur dje me Grida Dumën, për përjashtimin e Sali Berishës.
Duma: Nuk kemi me Amerikën marrëdhënie patronazhiste.
Bushati: Ju i dhuruat deputetin tuaj kundërshtarit, Ja hodhët kufomën e Saliut, Edi Ramës nën këmbë.
Duma: Nëse do ishte kështu nuk do ishte pezullim.
Bushati: Për të ruajtur karriget tuaja i dorëzuat Berishën, Edi Ramës. Mirë e bëtë, se sic e the ti unë nuk kam ndonjë afeksion për Sali Berishën.
Duma: Ne kemi Ambasadën amerikane me vete.
Bushati: Ambasada e SHBA është tallur me PD dhe po e trajton si të gjithë partitë e kapura në këtë vend. Poshtë servilët e Ambasadave.
Duma: Nuk jemi servilë të Ambasadave. Jemi në raport me partnerin më të madh të Ambasadave.
Bushati: PD me Amerikën ka qenë vetëm një herë, për të përjashtuar dhe për t’i ngulur thikën Berishën. Amerika i ka rënë me cangë në kokë PD-së.