Gazetari Andi Bushati ka komentuar vendimin e përjashtimit të Sali Berishës nga PD, duke u shprehur se Basha po sillet si një njeri i kapur prej veshi.

Për Bushatin shpallja non grata e Berishës është bërë me qëllim për të përcarë opozitën dhe rezultati sipas tij është i dukshëm.

“Përjashtimi i Berishës ka dy opsione, ajo që është thënë publikisht, që është teza që mbron Berisha pra që ky ka një plan amerikan që e ka Bashën peng dhe e ka detyruar ndaj këtij veprimi.

Unë këtë nuk e di, s’kemi fakte se dosja e lobimit rus me para të PD, mund të jetë kapur në Amerikë Basha dhe i bëhet shantazh.

Por ajo që unë them, është se Basha po sillet si një njeri i kapur peng dhe historia fillon që te mbajtja e zgjedhjeve lokale.

Kjo opozitë që kishte djegur mandatet, bojkotoi zgjedhjet lokale dhe që kishte slogan të saj se me Edi Ramën nuk hyhet në zgjedhje, si mundet me gjithë këto dhe të ulesh në negociate me Rudina Hajdarin dhe Gjiknurin.

Pra del që kemi garant që dikush e kap Bashën prej veshi dhe e detyron të bëj këto gjëra. Që nga momenti që Berisha u shpall non grata do ishe idiot të mos kuptoje se kjo ishte për të përçarë opozitën dhe faktet ja ku janë, opozita e përçarë”, tha Bushati për emisionin “Të Paepkspozuarit”.

Sipas tij, Basha duhet të merrte molotovët e të dilte në shesh/

“Ka një rrugë të keqe dhe një rrugë të mirë, një të ndershme dhe një të pandershme. Basha ka një problem që Berisha po i merr militantët, por si mund ta sfumonte këtë Basha?

Të merrte molotovët dhe të dilte në shesh, por a e lë Juri Kim ta bëjë këtë? Do ishte e gabuar dhe ai se bën dot.

Tjetra është të thotë sot më falni o demokratë se përjashtimi i Berishës është i vonuar dhe i gabuar, unë godas berishizmin dhe krijoj një forcë të re.

Por kanë nga një gjë të gjitha këto, duhet të jesh lider dhe të marrësh vendime. Ai pret që t’ia “heqë kovidi’ Berishën”, tha Bushati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re