Skip to content

Andi Bushati: Unë jam për mbyllje totale. Kryemadhin që thoshte mos mbani maskë, ta fusnin në burg!

Analisti Andi Bushati, ka thënë sot në emisionin “Open” se është për mbyllje totale, si pasojë e shtimit të rasteve me koronavirus në vend.

Gazetari Hila i kujtoi kryetaren e LSI që i bënte thirrje popullit të mos mbante maskë, dhe Bushati tha: Le ta fusnin në burg.

Bushati: Unë jam për mbyllje totale.

Hila: Si mbyllje totale?

Bushati: Po mo për mbyllje totale.

Hila: Po ti kishe kryetaren e LSI, i thoshte popullit dilni dhe mos mbani maska.

Bushati: Ta fusin në burg, i kanë të gjitha kushtet.

Hila: I thoshte dilni se s’ka virus dhe vetë shkoi u shtrua në Spitalin Amerikan dhe pagoi atje.