Andi Bushati, ka komentuar zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen të dielën në gjashtë bashki të vendit, ku sipas tij kandidatët e Lulzim Bashës do të dalin të fundit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati vuri bast në studio, ku tha se nëse njëri prej tyre del i dyti, ai nuk shkel në emision.

“Nëse një nga kanditatët e Bashës del i dyti unë nuk dal më në këtë studio. Një kandidat po doli…”, u shpreh Bushati.

Bushati tha se zgjedhjet janë të rëndësishme edhe për pushtetin, sepse do të tregojnë që ka ardhur moment, që Edi Rama t’i fitojë zgjedhjet edhe pa vjedhur vota, për shkak të përçarjes së opozitës.

“Këto zgjedhje do të tregojnë që Edi Rama në këtë vend, ka mundësi të fitojë zgjedhje edhe pa vjedhur dhe pa blerë, sepse i ka krijuar vete mundësinë të mos harxhojë më para dhe banditë, por duke përçarë opozitën të bëhet forcë e parë.

Edi Rama do të jetë fituesi dërrmues i këtyre zgjedhjeve pa vjedhur dhe pa blerë. Pse vjen kjo? Sepse gjashtë muaj më parë Basha vendosi të përçajë opozitën”, tha ndër të tjera Bushati.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re