Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një djalë me emrin Andi nga Divjaka si personazh për ta publikuar në rrjetin e tij social Facebook, duke e shoqëruar me fjalët respekt.

Sipas Ramës, Andi nga Divjaka pas studimeve për veterinari i është dedikuar punës me bagëtinë në fermën e ngritur nga babai dhe është shembull i punës për çdo të ri dhe një nga shumë histori suksesi të shqiptarëve që prodhojnë.

Me mbështetjen e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural dhe fondet e buxhetit të shtetit, familja ka ngritur një kapanon të ri që përshtatet me kapacitetet e reja të prodhimit të fermës shkruan Rama, shoqëruar edhe me video.

Ndërkaq jep edhe një lajm, sipas të cilit deri në 19 qershor, duhet aplikuar online në https://e-albania.al me zero dokumente për të përfituar financime nga Skema Kombëtare, për një të ardhme më të sigurt të fermerit shqiptar.

#RESPEKTAndi nga Divjaka, që pas studimeve për veterinari i është dedikuar punës me bagëtinë në fermën e ngritur nga babai, është shembull i punës për çdo të ri dhe një nga shumë histori suksesi të shqiptarëve që prodhojnë.Me mbështetjen e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural dhe fondet e buxhetit të shtetit, familja ka ngritur një kapanon të ri që përshtatet me kapacitetet e reja të prodhimit të fermës.🟢 KUJTESË: Deri më 19 qershor, duke aplikuar online në https://e-albania.al me zero dokumente, përfitoni financime nga Skema Kombëtare, për një të ardhme më të sigurt të fermerit shqiptar #ShqipëriaqëDuam

Publiée par Edi Rama sur Samedi 30 mai 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re