Deputeti i opozitës parlamentare Andi Përmeti, përmes një interviste të dhënë në emisionin ‘Me Xhaxhiun’ në FaxNews, tregoi opinionet personale në lidhje me anëtarët e parlamentit të legjislaturës që sapo u mbyll.

Përmeti ra dakort me pyetjen e gazetarit Xhaxhiu, se ky parlament që lamë pas është fytyra më e shëmtuar e një parlamenti demokratik, por theksoi se përgjegjësia për karikaturat e pranishme në sallë është e kryetarëve të partisë dhe sistemit me lista të mbyllura.

“Nëse sistemi do të hapet atëherë populli nuk gabon kurrë që të çojë në Kuvend figura të tilla”, theksoi Përmeti.

Pjesë nga biseda në studio:

Rezear Xhaxhiu: A ishte ky parlament karikatura më e shëmtuar e një parlamenti të një vendi demokratik të shekullit të 21?

Andi Përmeti:

Ishte karikatura më e shëmtuar e fytrës së kryetarëve të Partisë të cilët i mbyllën listat dhe me lista të mbyllura vendosën.

Çdo individë në atë parlament, qoftë i zgjuar, qoftë jo i zgjuar, qoftë intelektual, qoftë jo intelektual, qoftë ajo kartikaturë e shëmtuar që ju thoni me shumë të drejtë, ka hyrë në atë parlament nga vota e qytetarëve.

Çdo karikaturë në atë parlament ka hyrë nga zgjedhja e drejtëpërdrejtë e kryetarëve të partisë për tu vendosur në lista. Prandej dhe ne duam që të rrëzohet njëherë e mirë ky sistem dhe të jetë qytetari ai që do t’i çojë të zgjedhurit në parlament. Dhe qytetari nuk gabon kurrë, nuk kanë për të çuar kurrë karikatura të atij niveli kushdo qofshin ata nëse listat do të jenë të hapura.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re