Deputeti Andi Përmeti ka folur në Fax News për bojkotin e parlamentit në rast se nuk paraqitet një draft për listat 100% të hapura. Përmeti theksoi se do të refuzojnë çdo draft që nuk i lejon qytetarëve që të zgjedhin vetë deputetët që duan ti përfaqësojnë në parlament.

“Ne nuk kemi kërkuar që të bëhet siç kemi kërkuar ne, por të bëhet në përputhje me ndryshimet kushtetuese që i kemi votuar bashkarisht dhe parashikojmë listat e hapura. Çdo draft tjetër që nuk paraqet lista të hapura, është i refuzuar nga ne. kam kërkuar që të bojkotojmë derisa të kemi një draft.

Pragu është më shumë çështje partiake, sipas interesave. Çështja themelore është a do të kenë të drejtë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në kuvend apo do i zgjedhin kryetarët. Kjo mazhorancë nuk më surprizon. Madje mund të mblidhet dhe të shpallë mbret Edi Ramën me vota të parlamentit.”, tha Përmeti.

I pyetur nëse do të jenë në seancën parlamentare më 1 Tetor në rast se mazhoranca do të kalojë draftin për kodin zgjedhor ashtu siç e ka paraqitur në Këshillin Politik, Përmeti u shpreh:

“Në datën 1 Tetor do të vijë në Komisionin e Ligjeve, ndaj ka kohë për të diskutuar. Nuk është çështje individi, por çështje grupi.” Sa i përket partisë së re të deputetit Myslim Murrizi, u shpreh se nuk ka lidhje me të për i uron fat.

“Nuk kam lidhje me partinë e re të Murrizit, por i uroj fat. Për ne nuk ka të bëjë koalicioni, për ne ka rëndësi ti japin qytetarëve të drejtën të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”, tha Përmeti.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re