Regjisori i Teatrit Kombetar, Andon Qesari, aktori Genc Fuga, aktorja Eni Jani, Agim Bajko, Adelina Muca, Blerina Kokona janë emrat e rinj që i janë shtuar listës së gjatë të personaliteteve të artit që kanë firmosur peticionin për ngritjen e Teatrit të Ri Kombëtar.

Në peticionin drejtuar Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, artistët përsërisin edhe njëherë vullnetin e tyre pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, në vendin ku ndodhet godina e vjetër.

Ky është peticioni i tretë që i drejtohet krerëve të shtetit për çështjen e Teatrit Kombëtar që nga viti 2018, ku deklarojnë se ndërtimin e Teatrit të Ri e konsiderojnë të mbyllur me sukses në emër të interesit kombëtar dhe u bëjnë thirrje atyre që t’i lënë lojërat politike sepse pikërisht nga këto lojëra komuniteti i artistëve ka mbetur edhe sot pa Teatër.

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re