Surprizë e madhe në grupin A të eliminatoreve për euro 2024.

 

Spanja u mund 2 me 0 në transfertë nga Skocia.

 

Të zotëve të shtëpisë i mjaftuan 7 minuta lojë, për të kaluar në avantazh me anë të McTominei. Rastin më të mirë për barazim në pjesën e parë  iberikët e patën me Joselu, mirëpo gjuajtja shkoi në traversë.

 

Në minutën e 51, goli personal i McTonimei që i dha goditjen finale Spanjës, e cila në klasifikim qëndron pas Skocise, kryesuese që ka pikë të plota, 6 pas dy ndeshjeve. Në duelin tjetër të grupit, Gjeorgjia dhe Norvegjia u ndanë në barazim 1 me 1. Golit të skandinaveve me anë të Sorlot, iu përgjigj në pjesën e dytë Mikautadze.

 

Në grupin G, ringrihet Kroacia. Ballkanasit pas barazimit zhgënjyes kundër Uellsit, mundën në ndeshjen e dytë Turqinë 2 me 0.

 

Heroi i ndeshjes për miqte ishte mesfushori i Chelsea, Kovaciç, i cili shënoi të dy golat e kësaj sfide.

 

Vendi i parë në këtë grup gjithsesi është i Uellsit, ekip që mundi 1 me 0 Letoninë, falë një goli të shënuar në fundin e pjesës së parë nga Moore.

 

Në grupin I, vendin e parë e mban Rumania me 6 pikë. Ballkanasit mundën 2 me 1 Bjellorusinë, falë golave të Stancio dhe Burca. Fitore e lehtë në Gjeneve për Zvicrën, e cila mundi 3 me 0 Izraelin.

 

Në të njëjtin grup, Kosova nuk mundi të shfrytëzojë faktin fushë, duke u ndaluar nga modestët e Andorrës, në një barazim 1 me 1. Zhegrova shënoi për Kosovën, mirëpo pas vetëm 2 minutash miqtë barazuan me Rosas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re