Skip to content

Andorra-Shqipëri/ Kuqezinjtë ‘mbushin’ tribunat e vendasve, shiten të gjitha biletat

Të enjten më 13 nëntor kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Andorrës në udhëtim.

Dueli i orës 20:45 është i parafundit për tanët në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026 dhe vlen shumë për fazën play-off.

Duke qenë si një “finale”, interesi i tifozëve shqiptarë ka qenë i madh dhe të gjitha biletat janë shitur. 5 108 tifozë do jenë në stadium, ndërsa shqiptarët ia kanë dalë të blejnë shumë bileta në sektorin vendas, ndaj atmosfera për tanët duket se do jetë e zjarrtë.

Të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin ku do të luhet ndeshja Andorra – Shqipëri janë shitur“, njofton FSHF.

Kombëtarja shqiptare renditet në vendin e dytë të Grupit K të Eleminatoreve për Botërorin 2026 me 11 pikë. Ndërsa më 16 nëntor pret në Tiran Anglinë për ndeshjen e fundit në grup.

Pas kuqezinjëve rënditet Serbia me vetëm 1 pikë më pak.