Veprimi i kryeministrit britanik, Boris Johnson, me të cilin e “fiku” parlamentin, është i paligjshëm.

Ky është vendimi i nxjerrë nga një gjykatë në Skoci. Në një dokument të bërë publik, gjykatësit skocez thanë se shpërndarja e parlamentit ishte e motivuar nga “qëllime të gabueshme”.

Ky vendim rrëzon atë të Gjykatës së Asamblesë, e cila tha se nuk ka pasur asgjë jashtëligjore me rastin e shpërbërjes së legjislativit.

Në vendimin e dhënë sot, gjykatësit vlerësojnë se propozimi që Johnson i ka dhënë Mbretëreshës për shpërndarjen pesë-javore të parlamentit ishte “i jashtëligjshëm” dhe thanë se do të lëshojnë një vendim për ta deklaruar atë “të paefektshëm”.

Johnson është akuzuar se ka përdorur shpërndarjen e parlamentit për të fituar kohë për daljen nga BE-ja, qoftë edhe pa marrëveshje.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re