Në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është duke u zhvilluar seanca dëgjimore ndaj gjyqtarit të Shkodrës Andri Ymeri, të cilit tre vite më parë iu dogj edhe automjeti, tip “Benz” nga dy persona.

Përpara anëtarëve të KPK-së, Ymeraj është shprehur se trupa gjykuese e ka njoftuar me email në 22 maj 2022 për seancën gjyqësore dhe hodhi akuzat se vendimi është marrë para se të shqyrtohen provat.

Ymeri tha po ashtu  se komisioneri i KPK-së nuk mund të caktojë seancë për 24 orë pa i marrë në shqyrtim mirë materialet, duke shtuar se nuk është dëgjuar aspak nga trupa gjykuese.

“Pra i bie që komisioneri relator i ka hartuar konkluzionet brenda pak orëve dhe më pas më kanë caktuar seancën. E kam aftësinë për të kuptuar nëse ai ka aftësinë për ti lexuar konkluzionet që i nisa unë për 12 orë. Cili është subjekti misterioz që e ka ndihmuar komisionerin e KPK që të lexojë këto materiale për 24 orë e të caktojë seancë menjëherë?

I kërkoj komisionit që gjatë gjykimit administrativ të mos zbatojë procedura të paparashikuara në ligj me synimin për të shkaktuar efekt surpizë mbasi do bëj gjithcka që më jep ligji për tu mbrojtur. Në cilën pikë të ligjit kodi i procedurës apo kodi i procedurës civile, e ka gjetur KPK mënyrën se si po më gjykon mua? Trupa po i merr mekanikisht provat e reja pasi vlerësimin për provat duhet ta bëjë mbasi të mbyllet seanca dëgjimore. Kuptoj që trupa gjykuese e ka marrë vendimin pa më dëgjuar fare”-u shpreh Ymeri.

Kujtojmë se Ymeri është një emër i njohur në media për disa ngjarje të bujshme të lidhura me detyrën, 3 vite më parë ishte denoncuar për ryshfet dhe dëshmoi në polici pasi disa persona i shkrumbuan automjetin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re