Google do të prezantojë një veçori të re në Android 8.1 Oreo e cila tregon sesa i shpejtë është një rrjet përpara se të lidheni.
Funksioni do tu kursejë kohë për tu lidhur me një rrjet wireless i cili mund të ketë sinjal të fortë por mund të rezultojë më i ngadaltë se rrjeti celular.
Kutitë informuese të shpejtësisë shfaqen ngjitur me simbolin e fuqisë së sinjalit Wi-Fi me etiketat: Slow, OK, Fast dhe Very Fast.
Etiketa “Slow” do të thotë se rrjeti është mjaftueshëm për të kryer telefonata dhe dërguar mesazhe. “OK” është i pranueshëm për vizitimin e sajteve, medias social dhe dëgjimin e muzikës.
“Fast” tregon se shpejtësia mjafton për shikimin e pjesës më të madhe të videove ndërsa “Very Fast” do të thotë se mund të shikoni video në cilësi të lartë.
Slow = 0 – 1Mbps
OK = 1Mbps – 5Mbps
Fast = 5Mbps – 20Mbps
Very Fast = 20Mbps+
Përdoruesit mund të fikin veçorinë nëse nuk duan këtë lloj informacioni. Veçoria është prezantuar në Dhjetor dhe vetëm tani ka filluar të ofrohet në telefonët e parë. /PCWorld Albanian

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re