Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën që dënon aneksimin e paligjshëm nga Rusia të katër rajoneve të Ukrainës.

 

 

143 vende votuan pro rezolutës, 5 kundër dhe 35 abstenuan, duke përfshirë Kinën dhe Indinë . Vendet që votuan kundër rezolutës janë, përveç Moskës, Bjellorusia , Siria , Nikaragua dhe Koreja e Veriut. Rezoluta ishte e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja.

 

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti rezolutën “historike” në një postim në Twitter dhe falënderoi shtetet që votuan pro.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko