Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Shqipëria dënon aneksimin e katër rajoneve në Ukrainë nga Rusia.

 

Përmes një deklarate për media, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka  ka deklaruara se rezultatet e përcaktuara në këto zona nuk do i njohë, ndërsa e cilëson referendumin si të rremë.

 

“Shqipëria dënon referendumet e rreme të organizuara nga Rusia në Ukrainë dhe nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara.  Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar”, thuhet në reagim.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë