Home SHQIPERIA Aneksimi i rajoneve ukrainase/ Peleshi: Kundërshtojmë pa mëdyshje Rusinë

Aneksimi i rajoneve ukrainase/ Peleshi: Kundërshtojmë pa mëdyshje Rusinë

0
Aneksimi i rajoneve ukrainase/ Peleshi: Kundërshtojmë pa mëdyshje Rusinë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me aneksimin e katër rajoneve ukrainase, nga Rusia.

 

Përmes një postimi në Facebook, Peleshi shprehet se Shqipëria qëndron përkrahë perëndimit dhe shteteve demokratike duke kundërshtuar pa asnjë mëdyshje veprimin e njëanshëm të Rusisë.

 

“Aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës është i paligjshëm. Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, ashtu si ai i SHBA, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe shteteve të tjera demokratike. Kundërshtojmë pa mëdyshje këtë veprim të njëanshëm të Rusisë, që shkel hapur të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial.”– shkruan Ministri i Mbrojtjes.

 

Rusia zhvilloi referendfume në katër rajonet ukrainase në tre ditë rradhazi, dhe në përfundim të tyre Moska u shpreh se pjesa më e madhe e banorëve të këtyre rajoneve ishin pro bashkimit me Rusinë.

 

Këto të ashtuquajtura referendume nuk u pranuan kurrë nga Ukraina dhe Perëndimi.

 

Ditën e sotme, Putin zhvilloi një ceremony shtetërore për ‘zyrtarizimin’ e aneksimit të këtyrë rajoneve.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë