Ka disa lloje të anemisë. Ka anemi të lindura, anemi si rezultat i prishjes të shpejtë të qelizave të gjakut dhe kryesisht janë ato anemi që quhen hemolitike, ka dhe anemi si rezultat i sëmundjes së mëlçisë dhe veshkave.

Specialistët thonë se anemia më rutinë por edhe më e thjeshtë për t’u trajtuar është anemia me mungesë të hekurit.

Ja disa ushqime që luftojnë aneminë:

Salmoni është mbajtësi më i mirë i hekurit, së bashku me tonin dhe sardelet, por duke u shoqëruar hekuri dhe yndyrat e pangopura që kanë efekte pozitive në organizëm. Frutat e detit (karkaleca, midhje, oktapod).

Bimët bishtajore: fasulja, thjerrëzat (lentilet), bizelet. Por kini kujdes se bishtajoret kanë acid fitik që bllokon përthithjen e hekurit, prandaj këshillohet që ato të lihen në ujë gjithë natën para se të gatuhen.

Gjalpi i kikirikut në anemine që ka mungesë të hekurit është burim i mirë hekurit. Dy lugë gjelle gjalpë kikiriku përmbajnë 0.6 mg hekur.

Spinaqi dhe perimet e gjelbra në përgjithësi janë burim i mirë hekuri dhe vitamine C. Spinaqi përmban edhe fibër, vitaminë A, B9 dhe E, kalcium dhe beta-karroten që janë të domosdoshme për trup të shëndetshëm. Megjithatë, hekuri i spinaqit nuk përthithet lehtë nga trupi prandaj këshillohet që spinaqi të konsumohet me ushqime të tjera të pasura në hekur të tretshëm si patatet dhe brokoli. Këto ndihmojnë në tretjen dhe përthithjen e hekurit të spinaqit. Paradoksalisht, megjithëse është i pasur në hekur, spinaqi është faktikisht pengues i hekurit. Gjysmë gote spinaq i zierë përmban 3.2 mg hekur ose pak më pak se 20% të nevojave ditore në hekur.

Shega përmban vitaminë C, hekur, vitamina A dhe E, si dhe fibër dhe potas. Shega ndihmon në zvogëlimin e simptomave të anemisë si pafuqia, marramendja, dhe humbja e dëgjimit.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re