Skip to content

Anëtar i bandës së Laert Haxhiut, ekstradohet nga Londra 49-vjeçari me tre emra. Krimet ku është përfshirë

1767781271 lorenclala

Ekstradohet nga Londra 49-vjeçari Lorenc Lala, një ndër anëtarët e grupit të Laert Haxhiut.

I njohur edhe me dy identitete të tjera si Kristian Lala dhe Ilir Lambert ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Elbasanit në tetor të 2023 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje për gjakmarrje”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

49-vjeçari nga Lushnja dyshohet se ka bashkëpunuar me Laert Haxhiun dhe Artan Tafanin, ky i fundit bashkëpunëtor i drejtësisë, por edhe me persona të tjerë për të vrarë Albi Bashaliu, ngjarje e ndodhur në muajin dhjetor të vitit 2021, në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Lorenc Lala dyshohet të ketë siguruar armët e përdorura në krim, si dhe ka siguruar mjetet e transportit të grupit kriminal dhe largimin e tyre nga vendi i ngjarjes.