Nëpërmjet një videoje të shpërdarë në facebook kun ë fokus janë personat që kanë marrë pjesë në protestën e 8 janarit përballë selisë blu, partia Demokratike ka zbuluar identitetin e disave prej tyre të cilët i konsideron si “mercenarë” të drejtuar nga deputeti Flamur Noka.

Në pamje shfaqen edhe persona të njohur, si ish deputeti demokrat, Klevis Balliu dhe sekretari i FRPD, Rigers Muçollari të cilët janë etiketuar si pjesë e “mercenarëve” të organizuar nga ish kryeministri Sali Berisha.

Postimi i Plotë nga partia Demokratike:

Dhuna kundër PD u organizua dhe planifikua deri në detaje. Sali Berisha madje përzgjodhi një grup mercenarësh të drejtuar nga Flamur Noka për të goditur demokratët që ishin brenda selisë. Sali Berisha dhe banda e tij kriminale bënë gjithçka për të përplasur demokratët më njëri-tjetrin, por dështuan.

Kryesia e PD, Kuvendi Kombëtar, Këshilli Kombëtar dhe mbarë demokratët qëndruan fort për të mos e kthyer partinë në bunkerin e një personi të shpallur non grata për korrupsion madhor nga partneri ynë strategjik.

Demokratët e kanë braktisur platformën e dhunës dhe të bashkuar do të ndërtojnë mbi rrënojat e se shkuarës, një PD moderne dhe europiane si alternativën më të mirë për ta nxjerrë Shqipërinë tonë nga tranzicioni 30 vjeçar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko