Foto ilustruese

FaxNews ka mësuar emrat e 4 anëtarëve të familjes Gjoka, të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë  si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit në një banesë në Velipojë.

Bëhet me dije  se të plagosur kanë mbetur Klarisa Gjoka 15-vjeç, Danjela Gjoka 18-vjeç, Enriko Gjoka  19-vjeç dhe Alketa Gjoka 30-vjeç.

Të 4 këta persona ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e djegieve të pësuara dhe pritet që të nisen drejt Tiranës për një shërbim më të specializuar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko