Afrimi i dy ish deputetëve të LSI në PS-në e Beratit ka shkaktuar problemet e para në strukturat e socialistëve. Vendosja e emrave të Nasip Naços dhe Gledion Revicës si kandidatë për deputetë, në krye të listës, ka sjellë dhe zemërimin e socialistëve të këtij qarku.

Burime nga PS e Beratit bëjnë me dije se drejtues të strukturave dhe socialistë me kontribute historike në këtë qark, kanë shprehur hapur pakënaqësinë ndaj këtyre afrimeve. Mësohet se një pjesë e socialistëve kanë deklaruar votën kundër PS në zgjedhjet e 25 prillit, pikërisht për shkak të ndryshimit të kandidatëve.

Shtabet elektorale të Ador Shametit, Fadil Nasufit dhe Ermonela Felajt, që pas prurjeve të reja nga LSI kanë ndaluar angazhimin në terren, pasi nuk kanë të sigurt kandidinim.

Pakënaqësitë më të mëdha të socialistëve janë ndaj drejtuesit të qarkut, Blendi Klosi, i cili në vend të shtonte votat e PS rezulton se ka përçarë dhe më shumë partinë. Shumica e socialistëve në Berat deklarojnë se manovrat e ministrit Klosi do të sjellin që gjithë votat e tyre të shkojnë për LSI-në dhe jo PS. Burime nga PS e Beratit thonë se manovrat e Klosit kanë sjellë irritim dhe largim drejt LSI të anëtarëve të kësaj force politike.

Sinjali për një krisje të fortë të PS në Berat është dhënë dhe nga deputeti Adnor Shameti. Në një mesazh drejtuar minsitrit Klosi, Shameti e shprehte hapur pakënaqësinë për dy ish-deputetët e LSI që i rrezikojnë mandatin dhe karrierën politike, atij dhe të tjerëve në PS.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re