Kreu I Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas refuzimit që Shqipëria I bëri Samitit të Bashkimit të Europian më 23 qershor.

 

Gjatë një takimi për sfidat e Shqipërisë drejt Integrimit Europian, Berisha tha se statusi I vendit kandidat u mor me shumë vështirësi por gjithՌka ndaloi gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

 

“Me shumë vështirësi morëm statusin e vendit kandidat për në BE. Gjithçka ndaloi në vitet e qeverisjes së Edi Ramës. Standardet e arritura u shpërbënë dhe e vërteta është që në mënyrë të përsëritur mendoje se ky njeri nuk ka asnjë interes për integrimin e Shqipërisë në BE.”

 

Berisha u shpreh se kjo që po ndodh gjatë këtyre ditëve është përsëritje e asaj që ndodhi në vitet ’44-’45.

 

“Në ato vite ne u rreshtuam në anën e kundër të historisë. Në këto vite ne po rreshtohemi përsëri në anën e kundër të historisë dhe kjo ndodhi para syve tanë.”

 

Për sa i përket Ballkanit të Hapur, Berisha tha se është një proces që po sjell përçarje mes Shqipërisë dhe Kosovës.

 

Sipas Berishës edhe vendimi për refuzuimin e Samitit të BE është marrë më parë në Beograd.

 

“Ballkani i Hapur apo mini shengeni që u themelua në Novisad, sipas themeluesit të saj Aleksandër Vuçiç, 3 ditë pas samitit u shpall se kjo është Jugosllavia e vjetër plus Shqipëria. Në këtë proces të pranimit nga Edi Rama të hegjemonisë serbe në rajon u formua aleanca trilaterale. Ky proces solli një përçarje mes Shqipërisë dhe Kosovës, solli atë të cilën asnjë shqiptar nuk mund ta imagjinonte. Ndodhi një aventurier pa interesa vendi të deklarojë dje se refuzoj ftesën, nuk kam pse shkoj në Bruksel. Ky vendim merret më parë në Beograd, shpallet nga padroni i tij.”

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re