Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur mbështetjen e tyre për fillimin e mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB.
Përmes një mesazhi në “Facebook” ambasada e SHBA në Tiranë thekson se bashkë me Shqipërinë të trajtojnë se bashku sfidat me të cilat përballet sot bota.
“
| Urime Shqipërisë për një arritje të jashtëzakonshme, fillimin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në histori. Shtetet e Bashkuara mirëpresin të shërbejnë së bashku me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për të trajtuar sfidat më të ngutshme me të cilat përballet sot bota jonë.”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
