Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi në një konferencë për mediat bashkë më Kryeministrin Edi Rama në Tiranë, është shprehur se BE po jap fonde shtesë për vendet e Ballkanit Perëndimor për të ndihmuar në realizimin e të gjitha reformave që duhet për integrimin.

Sipas tij, BE po shton fondet me 6 milion euro ndaj vendeve të rajonit ballkanit për të ndihmuar të gjitha reformat te kryhen, sepse kanë kosto financiare.

“Ne jemi të gatshëm ta lehtësojmë këtë punë”, tha ai.

Ndër të tjera ai theksoi se deri në 2017 rajoni do të ketë të njëjtin nivel intensiteti ndihme, dhge sipas tij, pas 2027 vendet e rajonit nuk mund të thonë më që ‘ne nuk jemi gati’.

Oliver Varhelyi: Njerëzit duhet ti shohin risitë e këtij plani. Mendoj se këtë herë në kemi mundësi të tregojmë edhe përfitimet e drejtpërdrejta ekonomike të një shteti që bëhet vend anëtar. Ajo që është e rëndësishme është elementi që rajoni juaj mund të bëhet pjesë  e integrimit edhe më shpejtë.

Ne nuk po negociojmë me terma abstraktë. Këto vende po aplikojnë rregullat që sot, në mënyrë që kur ta arrijnë tek anëtarësimi të jenë në rregull. Do të ishte e padrejtë që ne tu kërkonim partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor të merrnin pjesë në tregun e përbashkët, ku ata kanë më pak mundësi për të konkurruar. Për këtë arsye në po japim fonde shtesë për të ndihmuar të gjitha reformat te kryhen, sepse kanë kosto financiar.

Ne jemi të gatshëm, ta lehtësojmë këtë punë. Udhëheqësit e BE, kanë vendosur që në jemi të mendimit që 6 miliard euro do të duhet të ndihmojnë rajonin. Deri në 2017 rajoni do të ketë të njëjtin nivel intensiteti ndihme. Kjo do të thotë që pas 2027 vendet e rajonit nuk mund të thonë më që në nuk jemi gati.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re