Katër krerët e BE-së nga Franca, Gjermania, Italia dhe Rumania kanë premtuar mbështetjen e tyre për përpjekjen e Ukrainës për t’u bashkuar me bllokun.

Emmanuel Macron, tha se do të bëhet çdo përpjekje për një anëtarësim sa më të shpejtë të Ukrainës me bllokun europian.

Ai gjithashtu premtoi se do të rrisë dërgesat e armëve në vend.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha pas takimit se ai diskutoi dërgesat e armëve gjatë takimit të tyre, si dhe vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Rusisë.

Më herët gjatë konferencës ‘dritë jeshile’ ka dhënë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

Scholz tha se Gjermnia ka pritur deri më tani rreth 800 mijë emigrant ukrainas.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re