Kryetari i Parlamentit të Bullgarisë, Rossen Jeliazkov, gjatë një konference për mediat me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka shprehur mbështetjen e Bullgarisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Jeliazkov u shpreh se “Shqipëria e ka përkrahjen e palëkundur të Bullgarisë” dhe se është një ndër vendet e vetme në rajon sipas tij, që përmbush të gjitha detyrimet e politikës së jashtme.

“Shqipëria është kampioni i rajonit, përmbush të gjitha detyrimet e politikës së jashtme. Ka një pozicion të palëkundur sa i përket Luftës në Ukrainë dhe nismave rajonale”, tha ai.

Ndër të tjera, kryeparlamentari bullgar bëri me dije se brenda një viti mes Shqipërisë dhe Bullgarisë do të ketë një linjë ajrore të rregullt.

“Konkluzionet e komisionit Evropian sa i përket indikatorëve të përparmit të Shqipërisë janë të përkrahura nga ne. Shqipëria e ka përkrahjen e palëkundur të Bullgarisë. Sipas nesh parimi duhet të jenë meritat e veta. Shqipëria është kampioni i rajonit, përmbush të gjitha detyrimet e politikës së jashtme. Ka një pozicion të palëkundur sa i përket Luftës në Ukrainë dhe nismave rajonale. Folëm edhe për mundësitë për nxitjen e investimeve dhe mundësitë që do na japë korridori numër 8. Folëm edhe që në kuadër të një viti do kemi një linjë të rregullt ajrore. Kjo do të japë një potencial tjetër për turizmin dhe do të inkurajoj shkëmbin e mallrave. Morëm konfirmim për garantimin e të drejtave të minoriteti bullgar në Shqipëri. Përkrahim edhe më fort rrugëtimin e Shqipërisë në BE. Sot jemi të kënaqur për mundësitë dhe që të zhvillojmë dialogun politik dhe do të vazhdojmë komunikimin në nivel parlamentar, për intensifikimin e marrëdhënieve dhe lidhjeve mes vendeve tona”, tha Rossen Jeliazkov.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re