Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ku kujtuar 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish ministri i Mbrojtjes thotë se anëtarësimi në NATO është fitorja më e madhe e Shqipërisë pas pavarësisë.

Ai thekson se Shqipëria duhet të përcaktojë qartë aleatët e vet në Ballkan dhe të punojë me ta kundër konflikteve të iniciuara nga Rusia dhe Kina.

“Anëtarësimi në NATO fitorja më e madhe e Shqipërisë mbas pavarësisë kombëtare

Sot Shqipëria duhet të përcaktojë qartë aleatët e vet në Ballkan dhe të punojë me ta kundër konflikteve të iniciuara nga Rusia dhe Kina

Shqiptarët në rajon duhet të bashkërendojnë një axhend të përbashkët Euro-Atlantike”, shkruan Mediu, i cili njofton se do të marrë pjesë edhe në një konferencë të zhvilluar ditën e nesërme me temë “15 vjet Shqipëria në NATO, siguria në Ballkan”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re