Partia Socialiste, Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Social Demokrate kanë dorëzuar brenda afatit propozimet e tyre për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, të cilat u morën në shqyrtim nga Administrata e KQZ-së.

Sipas procedurave ligjore, në rastet e konstatimit të mangësive apo parregullsive, partitë politike u njoftuan për plotësimin e dokumentacionit.

Aktualisht, ka përfunduar shqyrtimi i propozimeve dhe dokumentacionit përkatës të propozimeve për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, ku rezulton se PD, PS, LSI i kanë plotësuar kërkesat ligjore për propozimet e tyre, ndërsa PSD ka bërë dorëzim të pjesshëm të propozimeve për anëtarë të KZAZ-ve.

Pas përfundimit të depozitimit shqyrtimit dhe plotësimit të dokumentacionit për propozimet për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve, KQZ do të vijojë me emërimin e tyre dhe më pas me ngritjen dhe konstituimin e KZAZ-ve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko