Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër pasi Prokuroria e Tiranës ndryshoi akuzën për anëtarët e fisit Rraja, të cilët dhunuan me shkopa bejsbolli anëtarët e fisit Maja.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë se ky ndryshim i akuzës u bë me urdhër të Edi Ramës.

“Shtazërinë e klanit kriminal Rraja, Prokuroria e Tiranës, apo ndryshe Prokuroria Felaj, me urdhër të Ramës e cilëson plagosje të lehtë, nga plagosje e rëndë dhe me qëllim që ishte. Prokurorë armiq të ligjit, kriminelë të vërtetë”, shkruan Berisha.

Sot Prokuroria e Tiranës ndryshoi akuzën ndaj anëtarëve të fisit Rraja nga ‘plagosje e rëndë me dashje’ në ‘plagosje të lehtë’.

Disa prej tyre janë arrestuar dhe disa në kërkim, pasi akuzohen për sulmin barbar ndaj dy anëtarëve të fisit Maja në Borizanë në fillim të muajit korrik.

Nderkohe sipas gazetares Klodiana Lala referuar akt ekspertimit, ka gjasa që kjo çështje penale shumë shpejt të pushohet dhe anëtarët e fisit Rraja t’i kthehen jetës normale.

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re