Skip to content

Anëtarët e Këshillit Politik e marrin “shtruar”, porosisin pica pas katër orësh diskutime

Prej më shumë se katër orësh anëtarët e Këshillit Politik po vijojnë mbledhjen e thirrur ditën e sotme për ndryshimet kushtetuese, një ditë para se ato të votohen në Kuvend.

Por duket se mbledhja do të zgjasë përgjatë orëve të natës, pasi duket se anëtarët e Këshillit Politik kanë porositur pica.

Debatet kanë vazhduar lidhur me hapjen e listave, pasi opozita jashtëparlamentare ka sjellë në tryezë një propozim, i cili nuk ka gjetur dakordësinë e shumicës socialiste.