Partia Socialiste duket se do të jetë kryesuesja kryesore edhe në listat e kryebashkiakëve. Nga të dhënat e KQZ deri më tani në bashkinë e Durrësit janë numëruar deri më tani 12 nga 342 qendra votimi për këshillat bashkiakë dhe kryeson Partia Socialiste me 53.61% të votave duke siguruar 29 mandate.

Nga ana tjetër koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ me 22.91% të votave ka 12 mandate. 4 mandate deri më tani ka siguruar PD me 8.96% të votave.

Sipas KQZ Partia Agrare Ambientaliste me 5.47% të votave ka deri më tani 3 mandate. Partia Social Demokrate ka vetëm një mandat me 1.93% të votave.

Në bashkinë e Shijakut kur janë numëruar 7 nga 54 qendra votimi në total, PS ka 15 mandate në këshill bashkiak me 63.91% të votave. Bashkë Fitojmë ka vetëm 3 mandate me 14.38% të votave. PD renditet Forcë e tretë me 8.63% të votave duke siguruar vetëm dy mandate. Ndërsa Partia Agrare Ambientaliste ka siguruar vetëm një mandat me 5.44% të votave. Ndërsa në bashkinë e Krujës nuk ka nisur ende numërimi për këshillat bashkiakë.

Ndërkohë kujtojmë se në zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste dhe kandidatët e saj kanë fituar kryesimin e 53 bashkive.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re