Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka treguar se gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, është mbajtur në përgjim.

Komentet Boçi i bëri përmes një interviste në në News24, ku tha se anëtarët e shtabit të tij elektoral ndaloheshin nga “operacionalja” dhe përndiqeshin e kërcënoheshin.

Ai shtoi gjithashtu, se edhe njerëzit që ai takonte, josheshin ose kërcënoheshin nga Partia Socialiste.

Pjesë nga biseda në studio:

Ju keni deklaruar se jeni përgjuar nga policia dhe prokuroria. Çfarë ka ndodhur?

Aftësitë dhe mjetet për të përgjuar politikanë dhe jo vetëm i kanë këto dy institucione. Gjithçka ka qenë nën urdhra politikë. njerëzit e shtabit tim janë përndjekur, janë kontrolluar, janë thirrur edhe në polici me arsyetimin e kryerjes së punëve të zakonshme që bën policia dhe prokuroria që merrnin urdhra nga Tirana.

Edhe shtabi juaj u përfshi?

Çdo ditë që mbaronin orarin e punës, anëtarët e shtabit ndaloheshin nga operacionalja. Në një moment shkuan deri aty sa në një takim në orët e vona ndaluan edhe drejtonin e shtabit, ish deputetin Aurel Bylykbashi para zyrave të shtabit.

Si e ndaluan?

E ndaluan dhe tentuan ti kontrollojnë mjetin, dokumentacionin.

Po ndaj jush?

Ndaj meje ka ndodhur në mënyrë permanente, që nga momenti që u shpall kandidatura ime. Çdo person që unë takoja, ose kërcënohej, ose joshej. Jo në një rast, por në shumë raste. Njerëzit më pas mundoheshin të shmangeshin.

Pse nuk e denoncuat që në fillim?

E para se cekej fushata dhe krijohej panik te rrethi i njerëzve dhe unë nuk ngjallja besim. Janë disa veprime politike që kanë impakt dëmtues.

Instancat përkatëse i vutë në dijeni?

Kam pasur komunikime në ditët e fundit të fushatës. Personalisht kam telefonuar 129 që të lë edhe gjurmë, kam identifikuar persona që donin të shisnin dhe blinin vota dhe mora përgjigje që nuk mund të ndaloheshin sepse personi nuk gjendej. Një nga ata që unë e denoncova, ishte me bexhë si anëtar i trupës zgjedhore dhe kërcënonte komisionerët e PD-së. Në Elbasan situata ishte specifike. Ja ku është çështja, inceneratori i Elbasanit. Drejtuesi politik i PS-së është Damian Gjiknuri i përfshirë drejtpërdrejtë në këtë aferë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re