Deputeti i PD-së, Enkeled Alibeaj është shprehur se anëtarët e vërtetë të PD-së janë ata që qëndruan në betejë, jo ata që çanë ferrat.

I pyetur a duhet rikthyer Basha në krye të PD-së, ai theksoi se: “S’duhet të kemi fudullëkun që të mendojë, se njëri prej nesh, ti apo unë, kemi aftësinë të mendojmë më mirë dhe më drejtë se anëtarësia e PD-së. Kemi një detyrë që zëri i secilit prej tyre të dëgjohet”.

Ndërsa akuzoi anëtarët e PD-së se kanë shkuar tek partia e Ilir Metës.

“Një pjesë kanë zgjedhur të mos militojnë më në PD kanë zgjedhur tjetër strofkë, tek e majta”, tha ai.

 

Enkeled Alibeaj: Jam nënkryetar i partisë, ende, nuk ia toleroj vetes të futem në debate publike me anëtarët e partisë.

Një pjesë kanë zgjedhur të mos militojnë më në PD kanë zgjedhur tjetër strofkë, tek e majta.

Sfida është të qëndrojmë tek PD sipas vlerave që mbart apo i nënshtrohemi sulmit e presioni që Berisha me shokë kanë bërë ndaj këtyre deputetëve, çdo anëtar partie ka lirinë të zgjedhë. Sot dilema është të rindërtojmë një parti rreth vlerave apo disa interesa të vogla, unë jam për të parë.

Nuk është interesi i vogël kur Basha ka humbur 6 zgjedhje?

A nuk do ishte më demokratike që t’ia lëmë demokratëve ta vlerësojnë në një proces të drejtë. Kemi idetë tona por s’duhet të kemi fudullëkun që të mendojë, se njëri prej nesh, ti apo unë, kemi aftësinë të mendojmë më mirë dhe më drejtë se anëtarësia e PD-së. Kemi një detyrë që zëri i secilit prej tyre të dëgjohet.

A nuk është numër i ulët pjesëmarrja në Këshillin kombëtar? A nuk është braktisje e procesit?

Enkeled Alibeaj: Jo nuk e mendoj kështu. Ta shohim të vërtetën siç është. ata anëtarë të kryesisë që qëndruan janë anëtarët e vërtetë, kam respekt për ata që qëndruan në betejë, jo ata që çanë ferrat.

Keni thënë që Basha duhet të bëjë hap pas, përse ndryshuar qëndrim?

Enkeled Alibeaj:  S’kam ndryshuar qëndrim për Bashën, në atë kohë pas zgjedhjeve për ti dhënë mundësi që të mos kishte thellim të përçarjes, edhe vetë kërkova që ai të bënte hap pas.

Kjo nuk do të thotë të mos i jepet e drejta çdokujt të kandidojë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re