Anëtarët evropianë të aleancës së NATO-s janë duke rritur investimet në mbrojtje për të gjashtin vit me radhë, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, në video konferencë.

Në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut në formatin e ministrave të mbrojtjes, i cili u mbajt të enjten dhe të premten, ai theksoi se për të gjashtin vit radhazi, investimet në mbrojtje të anëtarëve evropianë të Aleancës dhe Kanadasë janë rritur, me një rritje reale prej 4.3 përqind.

Sekretari i Përgjithshëm pret që trendi të vazhdojë dhe ministrat e mbrojtjes konfirmuan angazhimin e tyre për një marrëveshje mbi alokimin e 2 përqind të produktit të brendshëm bruto (PBB) për shpenzimet e mbrojtjes deri në vitin 2024.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re