Sulmet e Sali Berishës dje nga Fieri, kundrejt kreut të PD Lulzim Basha, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko i ka cilësuar të frikshme. I ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv, Bejko deklaroi se Basha duhet të fillojë të ruhet nga Berisha dhe jo vetëm ai, por kushdo që i del kundër.

“Gjuha e përdorur nga Berisha është e frikshme dhe Basha sot duhet të ruhet. Me atë agresivitet që ka përndorur ndaj Bashës, me atë intonacion dhe atë mimikë unë them se Basha duhet të ruhet. Jo vetëm Basha, po kushdo që guxon ta sfidojë duhet të ruhet”, tha Bejko.

Berisha tha Bejko është përkeqësuar dhe s’e përtyp dot faktin që t’ia marrin partinë, të cilën sipas tij e konsideron pronë të vetën. Gjithë situatën e krijuar në PD pas përjashtimit të Berishës, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD e quan një grusht shtetit që po i bëhet PD. Ish-kryeministri, tha Bejko, do ta përdorë PD si mbrojtje personale kundrejt amerikës, duke e kthyer në bunker.

“Sjam i surprizuar nga gjuha e Berishës. Kthehem te ajo që tha Meta, se Berisha sa më i vjetër aq më demokrat bëhet.

Dje vura re që jo vetëm që nuk është përmirësuar por është përkeqësuar. Berisha nuk është i sinqertë dhe ka filluar të krijojë një marrëdhënie populiste brenda PD.

Si duke kanë pas  bërë një pakt me Bashën të 2 deri në vdekje, si duket Basha si ka qëndruar në këtë pakt pasi Berisha ka thënë do e marrë partinë me vete deri në vdekje.

Berisha bëri sehir kur u larguan të gjithë e vuri në krye të PD Bashën me një garë të pandershme me Sokol Olldashin. Berisha nuk ka ikur nga PD, por ai se përtyp dot faktin që tja marrin partinë pasi e konsideron pronë të vetën.

Demokratët të mërzitur nga humbja e zgjedhjeve të 25 prillit. U lodhën 8 vjet në aksione politike të papara dhe kanë ardhur këtu sepse ishin 2 kryetarë, Berisha dhe Basha. Ata që janë vënë në listë janë vënë nga Berisha sepse ka dashur që ti kishte pikërisht për një ditë si kjo e sotmja.

Këtë unë e quaj grusht shteti brenda PD. E njohu kryetarin, i certifikoi zgjedhjet. Kur kandidatët e tjerë i kërkuan ndihmë ky heshti. Nuk është hera e parë që Berisha ka qenë në pozicione të vështira me SHBA.

Ai do ta marrë partinë për mbrojtje personale. Kur e shpallën non grata tha se sdo e përfshij partinë, të gjithë menduam se do bëhet racional dhe do i vërë shkelmin, por tani ndryshoi qëndrim dhe kërkon që partinë ta marrë me vete e ta kthejë në bunker tu tregojë amerikane që unë jam këtu e kam pushtet”, tha Bejko.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re