Një prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, i njohur si kritik i kryetarit Bashës, është shprehur ashpër ndaj këtij të fundit për mënyrën e të bërit opozitë.

Ai është ndalur tek afera e përgjimeve, duke mos e pranuar si metodë.

“Opozita ka rënë pre e kalamajve, skutha të vegjël që bëjnë videon. Nuk më shqetëson çfarë bën Edi Rama, e dime bilancin e tij që është zero, por si do e bëjmë, me tavolinë Rama-Basha, që të shitet prapë opozita? Ai nuk ka me kë të debatojë. Një njeri ka aty, fjalimet shumëfishohen dhe lexohen nga zyra e shtypit. Veç Berishës dhe Dash Shehit, aty nuk ka më kush të flasë. Nuk ka ekip dhe program. Nuk ka besim”, tha Kulluri në një intervistë për Ai Report.

Sipas tij, PD nuk ka më elitë.

“Kjo parti nuk frymëzon më njeri. Merr termat e Ramës dhe do të na ngrejë në një nivel më të lartë në politikë. I dalin kundër ndërkombëtarët dhe se përmend më. Mbaroi Vettingu filloi me Babalen. Është turp për videon e Babales, ca injorantë, kalamaj mistreca”, ka qenë deklarata e Edvin Kullurit, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së.    

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re