Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Dritan Shano duke folur për situatë politike në vend shpreson që ngritja e SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese t’i vijë në ndihmë interesave të vendit.

Ndërsa propozimet bërë nga presidenti Meta për 13 tetorin, tha se janë nevojë e tij dhe jo e shqiptarëve.

“E para një herë unë mendoj se Shqipëria do të marrë një shok elektrik, të vogël, të madh nuk e di se çfarë përmase do të marri me kompletimin e SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese, kur këta të ndodhin.

Sepse ka një tendencë për ta mbivendosur tek PD-ja arsyen se përse këta janë vonuar, por kjo nuk është e vërtetë.

Janë të tjera institucione ata që duhet t’u kishin dhënë një akselerim këtyre gjërave.

Kjo është ajo që pres unë të ndodhi.

Këto të tjerat që po ndodhin aktualisht mua nuk më krijojnë absolutisht asnjë problem.

As edhe propozimi i presidenti që tha se në datën 13 tetor do bëjmë edhe zgjedhje të përgjithshme, edhe lokale, edhe zgjedhje për presidentin, sepse ajo dukshëm është më shumë një nevojë e tij sesa e shqiptarëve.

Këto pres unë që të ndodhin. Çfarë do duhet të ndodhin është që modelet e suksesi me shpresë të Zotit dhe me ndihmën e SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese.

Kur them modelet e suksesit nuk kam parasysh njerëz, sepse nuk merret Dritan Shano me njerëz, merrem me kulturën që ata kanë krijuar.

Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të re, një Kushtetutë të re një Kod Zgjedhor të ri që i pajton shqiptarët dhe jo që i ndan dhe i acaron shqiptarët.

Për këtë duhet që njerëzit shqiptarë të ulen në tavolinë dhe ta diskutojnë. Lidershipet e deri sotme nuk mund të jetë ato sepse ata janë shkaktarët e problemit dhe nuk mund të jenë zgjidhësit e problemit.

Ky është sinjali i madhe që u mor nga këto ditë dhe këtë kërkojnë shqiptarët”, tha Shano në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re