Anëtari i Kryesisë së PD-së: Berisha ha edhe fëmijët e tij për pushtet. Largimi i tij nga PD-ja, shpëtim për shqiptarët

WhatsApp-Image-2021-12-13-at-13.59.20-1.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Agron Kapllanaj ka deklaruar se shpallja ‘non-grata’ e ish-kryeministrit Berisha është një ngjarje pozitive jo vetëm për të djathtën shqiptare, por edhe për të gjithë vendin. Kapllanaj thekson se shpëtimi i Partisë Demokratike nga berishzmi është një nga detyrat parësore.

Duke iu referuar diskutimeve në kryesinë e Partisë Demokratike, Kapllanaj shkruan se largimi i Berishës është një shpëtim për shqiptarët nga një njeri i cili sipas tij, nuk njeh limite. Madje ai shton se për pushtet, Berisha “ha edhe fëmijët e tij.”

Reagimi i Kapllanaj

Shpallja e Berishës non grata nga SHBA është një lajm i mirë për vendin dhe në veçanti për PD, prandaj dhe shpëtimi i PD nga berishizmi është detyra jonë kryesore. Mbledhja e kryesisë së PD ishte një nga më të mirat që PD ka bërë ndonjëherë.

Mendimet u thanë hapur, kritikat po ashtu. Gjykoj se edhe vendimet e marra në unanimet i shërbejnë të ardhmes më të mirë të Partisë Demokratike dhe Shqipërisë.

Demokratët në qarkun e Fierit e dinë qëndrimin tim për Sali Berishën. Prej kohesh e kam konsideruar si të keqen e PD, pengesën kryesore për rikthimin në pushtet të PD.

Përkraha, nxita dhe votova pa asnjë rezervë vendimin për të përjashtuar Sali Berishën nga Partia Demokratike për të shpëtuar demokratët nga një e shkuar primitive, që na ka zvogëluar gjatë gjithë këtyre viteve dhe na ka larguar nga pjesa më e madhe dhe më cilësore e shoqërisë, për të shpëtuar shqiptaret nga një njeri qe nuk njeh limit për pushtet.

Me kolegët në kryesi ndava opinionin se shpallja e tij non grata nga SHBA ishte një lajm i mirë për vendin dhe ne veçanti për PD, prandaj dhe shpëtimi i PD nga berishizmi është detyra jonë kryesore.

Për të treguar se çfarë është në gjendje të bëjë Sali Berisha përdora një shprehje: “Sali Berisha për pushtet ha edhe fëmijët e tij”, por të shtunën ai dështoi të arrijë objektivin e tij, sepse na nënvlerësoi ne të gjithëve.

Mendoi që ne do të frikësoheshin nga dhuna e tij dhe nuk do të bënim rezistencë. Të shtunën, Sali Berisha bëri aktin final kundër PD dhe ne duhet të bënim aktin tonë final për t’u ndarë nga mentaliteti i tij i dhunës!

Pas kësaj ne duhet të takohemi intensivisht me njerëzit. Sali Berisha të shtunën humbi shumë mbështetje!

Na duhet te flasim dhe t’i bëjmë për vete ata demokrat që janë te mërzitur për shkak te humbjes  se 25 Prillit.

Ndoshta nuk vijnë menjëherë, por koha punon për ne, për demokratët! Partia Demokratike është familja jonë e përbashkët!

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë