Një anëtar i Partisë Demokratike në Kamëz, ka grisur kartën e anëtarësisë së partisë që është në emrin e Lulzim Bashës si kryetar.

Pas votimit në referendumin për shkarkimin e kryedemokratit, ai tha se e grisi teserën pasi është me emrin e Bashës që nuk e njeh si kryetar.

“Është me emrin e Bashës, nuk e njoh si kryetar, nuk e kam njohur asnjëherë.

Pjesë e PD-së, po Luli nuk është pjesë e PD-së”- tha demokrati për Report TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re