Anëtarja e Partisë Demokratike, sekretare e një seksioni në njësinë 5 Tiranë, e cila është edhe anëtare e Kuvendit Kombëtar të PD-së, që u bë e njohur dje për skandalin e falsifikimit të firmave, i ka dërguar letër zyrtare, Edi Palokës, kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së.

Paloka mban në zyrën e tij formularët e mbledhur nga Sali Berisha për të thirrur Kuvendin e partisë më 11 dhjetor.

“I nderuar kryetar, në cilësinë e sekretares së seksionit 1823 pranë njësisë bashkiake numër 5, detyrë e cila më bën automatikisht delegate me të drejta të plota të Kuvendit të PDSH-së, që sipas informacioneve të dhëna nga deputeti i zonës elektorale nr 5, zoti Agron Shehaj, rezulton si e firmosur nga e nënshkruara, gjë e cila nuk përkon me të vërtetën, pasi kam refuzuar të firmos formularin në fjalë. Në pritje të përgjigjes suaj, me respekt: Freskida Rrapo(Hani)”, thekson në letrën e saj. anëtarja e Kuvendit të PD.

Në një show televiziv Agron Shehaj, dy ditë më parë deklaroi se i ka verifikuar të gjithë emrat e formularit të zonave që mbulon aid he dolën në rregull. Por zonja Rrapo(Hani) i shkroi në faqen e Shehajt dhe deklaroi se nuk kishte firmosur dhe i ishte falsifikuar firma. Në emisionin Open në TCH, Shehaj e quajti këtë fakt budallallëk, kur në fakt ishte një falsifikim, çka hedh në erë të gjithë procesin e inicuar nga Berisha…

TemA

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re